Me këtë deputete u takua Dafina Dauti

Këngëtarja Dafina Dauti nuk është se ka shoqëri të madhe me ndonjë nga kolegët e saj.

Por, raportime mjaft të mira ka me një deputete të Kuvendit të Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Ajo mbrëmë në Instastory ka hedhur një fotografi ku shihet nën shoqërinë e Ganimete Musliut dhe vëllait të këngëtares, Visar Dauti.

Fotos, Dafina ia la një shkrim qesharak, ku prezantoi vëllain dhe deputeten kurse për veten tha se tashmë dihet kush është.

Si do që të jetë, se a ka pasur arsye tjetër për këtë takim përpos asaj miqësore, mbetet të shihet.

Nga ana tjetër, këngëtarja sapo ka publikuar një tjetër potpuri e që është me Shqipëri Kelmendin, e realizuar për xhirimet e Vitit të Ri. /Ballkani.info/