Me këtë datë publikohet dueti i Diona Fonës me ZieZie

Diona Fona zbuloi datën e këngës së re.

Diona Fona para pak ditësh bëri të ditur se po vjen me një projekt të ri muzikor, këtë herë me një artist të huaj.

Bëhet fjalë për ZieZie, me të cilin tashmë ka finalizuar këngën e re dhe për fansat zbuloi disa sekuenca të saj.

Përmes një videoje në Instagram, Diona bëri të ditur se dueti me ZieZie publikoghet më 28 maj, ndërsa shoqërohet edhe me klip.

“ZieZie, ata nuk e dinë se çfarë po vjen”, ka shkruar ajo sipër videos.

Ndryshe, projekti i fundit nga Diona Fona titullohet “Sheqer”, ndërsa pjesë e klipit ishte edhe konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani.