këngëtari

Me këtë datë publikohet dueti i Ardian Bujupit me këngëtaren e njohur

Ardian Bujupi ka ditë që ka paralajmëruar një këngë të re.

Ardian Bujupi për këtë projekt ka bashkëpunuar me këngëtaren Helly Luv, kurse kënga mban titullin “Guns and Roses”, shkruan lajmi.net.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, këngëtari ka bërë të ditur që kënga e tij e re publikohet më 12 dhjetor.

Kujtojmë që projekti më i suksesshëm i publikuar gjatë këtij viti nga Ardian Bujupi është “Çika çika” në duet me Xhensila Myrtezajn.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Ardian Bujupi me Helly Luv.
https://www.instagram.com/p/BrLQM4glZOM/?utm_source=ig_web_button_share_sheet