Me këtë datë paralajmërohet hapja e diskotekave në Prishtinë

Ardian Hoxha, pronar i njërës prej diskotekave në Prishtinë, po shpreson që këto të hapen nga data 15 qershor.

Ai në emisionin ATV, bëri të ditur se janë duke i bërë përgatitjet që me këtë datë, t’i hapin diskotekat, të cilat edhe gjatë verës ishin të mbyllura.

‘’Shpresë dhe kërkesë e kemi 15 qershorin që të hapen diskotekat’’, tha ai.

Megjithatë, zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka pasur ndonjë deklaratë se mund të ndodhë një gjë e tillë, derisa së fundi, janë vendosur masa shtesë si pasojë e rritjes së rasteve me Covid-19 në Kosovë.