Me këtë artist po sjell duet Dua Lipa

Këngëtarja Dua Lipa nuk po ka të ndalur në krijimtarinë muzikore.

Ajo është në realizimin e një dueti, kësaj radhe ka “bashkuar forcat” me legjendën e muzikës klasike, italianin Andrea Bocelli, shkruan Ballkani.info.

Këtë gjë ka konfirmuar ky i fundit përmes një postimi të bërë në Facebook.

Ai ka thënë se projekti i tyre i përbashkët me Duan që titullohet “If Only” ka pasur premieren në BBC Radio 2.

Më poshtë e keni edhe videon e dyshës në studio./Ballkani.info./