Partitë kryesore të Kosovës, kanë prezantuar listat me kandidatë për deputet për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Disa nga kandidatët e LDK-së janë për herë të parë duke kërkuar votën e qytetarëve, por në anën tjetër disa nga ish-deputetët kryesor të legjislaturës së kaluar garojnë me numra të favorshëm, transmeton Ballkani.info.

Ministrat në detyrë, Anton Quni e Arban Abrashi garojnë me numrat 7, përkatësisht 14, ndërsa ish-shefi i GP të kësaj partie, Arben Gashi do garojë me numrin 8./Ballkani.info/