Zajmina Vasjari

Me këmbët e vendosura në mënyrë provokative, Zajmina ‘çmend’ rrjetin

E njohur për fizikun e saj të kompletuar, Zaimina Vasjari është vazhdimisht në hap me trendët e modës.

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria e cila ka arritur që të rikthej format menjëherë pas lindjes së vajzës Chloe, është paraqitur tejet sensuale në pozat e fundit të postuar në Instagram, transmeton Ballkani.info.

Zaimina këtë herë është shfaqur duke shijuar një gotë verë derisa kishte të veshur një fustan të shkurt që zbulonte këmbët e saj të gjata dhe gjoksin ‘bombastik’.

Kujtojmë që Zaimina ka kohë që nuk ka sjellur një projekt të ri muzikor duke iu përkushtuar vajzës së saj dhe bashkëshortit.