“Më kanë sharë e fyer, jam ndjerë e ofenduar”, Daka thotë se është bërë fushatë kundër KQZ-së

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka thotë se është bërë fushatë kundër KQZ-së dhe vendimit për votat e mërgatës.

Ajo thotë se ky vendim nuk e privon mërgatën të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Ky vendim nuk e privon mërgatën të votojë. Është bërë një fushatë kundër KQZ-së dhe kundër vendimit”, thotë Daka.

“Jemi bërë temë e hajgereve të mëdha, sharjeve fyerjeve, deri në fyerje personale, sidomos ndaj meje si kryetare e KQZ-së, e kam ndi veten shume të ofendume”, shton ajo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka sqaruar se votuesit jashtë vendit do të telefonohen tri herë për verifikimin e aplikacioneve, në tri orare të ndryshme.