“Më kanë rreh shokët për Feron”, dëshmitari thotë se ka parë të plagosur vëllain e Butës pak orë para vrasjes

Një qytetar, i cili pretendon se ka qenë dëshmitar i ndodhive para vrasjes së të riut në Ferizaj, tregon se disa orë para se të ndodhte vrasja, e ka parë  tashmë të dyshuarin Qëndrim Januzin të plagosur në kokë.

Sipas dëshmitarit, ai ishte plagosur rreth orës 19:30. I njëjti thotë se i plagosur ka pasur gjakderdhje në kokë, por se ka refuzuar ndihmën që ai thotë se ia ofroi.

“Hajde shkojna në emërgjencë se prej gjakderdhjes që ki vdes”, një maicë e verdhë sportive e mbuluar me gjak, dy shokë i jepnin palloma për ta ndalë gjakderdhjen. Ky rast ka ndoshë rreth orës 19:25.
“Hec kqyri puntë e tua, mkanë rre shoktë për Feron, pardje jam hi live ja kam palu ja kam dhi karierën”, shkruan ndër të tjera ai.

Dëshmitari thotë se më pas  e ka lajmëruar policinë për këtë rast, por policia nuk ka reaguar.

Ai ka publikuar edhe dëshmitë se e ka thirrur policinë disa herë, por të njëjtit nuk kishin ardhur në vendin e ngjarjes.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:E dhimbshme sa më s’ka vrasja e 30 vjeçarit ferizajas dje në orët e vona. Po postoj disa fakte se dje kam qenë dëshmitar aty: Merrni kamerat e sigurisë tek posta e madhe, aty qëndron për gjysmë ore që i dilte nga koka gjalu pa ndalë. Nëse janë pamjet e kamerave afrohem dhe i them:”Hajde shkojna në emërgjencë se prej gjakderdhjes që ki vdes”, një maicë e verdhë sportive e mbuluar me gjak, dy shokë i jepnin palloma për ta ndalë gjakderdhjen. Ky rast ka ndoshë rreth orës 19:25.“Hec kqyri puntë e tua, mkanë rre shoktë për Feron, pardje jam hi live ja kam palu ja kam dhi karierën”. Kam qëndruar me thënë 2 minuta jam larguar edhe e kam thirrë 4 herë policinë, ama 4 herë kam fol e ju thash:”O burrë një djal e kanë therr te posta është i mlun me gjak”.Ky djali i therrur doli pas bibliotekës pas me thënë 20 minuta që nuk erdh askush dhe me një birrë ne dorë nuk e pash ku shkoi. Sot kur e lexova çka ka ndodhë, u ndjeva shumë fajtor se ndoshta mund të ishte parandaluar, nëse ish marrë në emergjencë dhe kishin pushuar gjakrat, kish pas tretman mjekësor dhe kish pas rrjedhojë tjetër, ka qenë e shkruar të ndodhë kështu.Qoftë rasti i fundit ky i sotmi, ngushëllime familjes për djalin e tyre dhe uroj të jemi bashkë si qytetarë e institucione!