“Më kafsho”, Luana Vjollca me mesazh ndaj fansave teksa shijon pushimet

Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, përherë ka marrë vëmendjen e audiencës.

Ajo është tejet e angazhuar me projektet e saj, ndërsa tani ka vendosur që të marrë pushim për vete.

Luana është parë duke udhëtuar në një vend bregdetar, nga ku edhe po sjell imazhe të shumta për ndjekësit.

Në një fotografi të fundit të publikuar në Instagram, bukuroshja bionde ka mahnitur me paraqitjen.

Këngëtarja u vërejt se nuk kishte përdorur makijazh, ndërsa për veshje shkoi me një këmishë të gjerë dhe të bardhë.

“Më kafsho”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Kujtojmë se së shpejti Luana do sjell projektin e ri muzikor, të cilin pothuajse e ka përfunduar.