Adriana Matoshi është një prej aktoreve më të dashura për publikun, e cila me interpretimin e vajzës së quajtur ‘Sasa’, i ka dhënë një shije tjetër serialit.
Ajo ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft tërheqëse dhe atraktive.
Madje, në këtë imazhin e fundit, Sasa shfaqet tejet ndryshe, saqë vështirë se mund të njihet nga fansat e saj.
Aktorja nga Gjilani ka pozuar në ngjyrat e vjeshtës, ndërsa ka bërë për vete fansat me pamjen tërheqëse prej biondeje.
“Ajo çka veshim është art”, shkruan ‘Sasa’ e serialit ‘O sa mirë’
Theksojmë se, Adriana vazhdon të jetë njëra prej aktoreve më të përfolura të serialit vendor “O sa mirë”.







