“Më jepni para ose e hedh veten në ajër”: Djali kanos prindërit me granatë dore në Fushë Kosovë

Një person në Fushë Kosovë ka kanosur me një granatë dore se nëse prindërit e tij nuk i japin të holla do të hedhë veten në ajër.

Policia ka njoftuar se nuk ka pësuar lëndime askush, ndërsa policia ka bërë tërheqjen e mjetit.

“Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosë me një granatë dore ‘se nëse prindërit e tij nuk i japin te holla do të hedhë veten në ajër’. Në vendin e ngjarjes njësiti për deminim i PK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.