E diela sportive në Lipjan u shndërrua në një festë rinore me turnirin e futbollit të vogël, të organizuar nga Shtabi i Rinisë Demokratike. Në këtë aktivitet, rinia tregoi fuqinë, bashkimin dhe vendosmërinë e saj.

Kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, u shpreh se frymëzimin për rrugëtimin politik e merr nga sporti, ku shembulli i kampionëve si Cristiano Ronaldo tregon se suksesi arrihet vetëm me punë të palodhshme, disiplinë dhe besim në fitore.

“Lipjani ka nevojë për më shumë mbështetje për sportin dhe për rininë. Ashtu si Ronaldo që gjithmonë synon golin e radhës, edhe ne nuk ndalemi derisa të arrijmë fitore për qytetin tonë. Me rininë tonë, fitojmë bashkë!”, tha Buja.