Policia zvicerane e ka arrestuar Xhafer Ukshinin, vëllain e Sami Ukshinit, i njohur si komandant ‘Sokoli”, i dënuar në Maqedoni për rastin e njohur si “Beteja e Kumanovës” në Lagjen e Trimave.

Ai është arrestuar para dy ditësh me fletarrest të Serbisë në kalimin kufitar ndërmjet Gjermanisë dhe Zvicrës, në Shaufazen, merr vesh Ballkani.info.

Sipas informacioneve nga zyra e avokatisë Falkenstein në Zvicër, e cila është angazhuar për ta mbrojtur atë, Ukshini është arrestuar nga Interpoli me fletarrest të Serbisë, pasi që edhe ai sikur “Sokoli” ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

Familja përmes Ballkani.info ka kërkuar që institucionet e Kosovës të ndërmarrin hapa sa më të shpejt që Ukshini të lirohet. /Ballkani.info/