Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova), me mbështetje të Njësisë Speciale Operative, pas një pune intensive në terren, sot kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Ferizaj, një shtetas kosovar i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.

I arrestuari është Visar Avdyli. I njëjti ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale “vrasje” të kryer në Oslo më 07.10.2021.

Është publikuar edhe fotografia e tij me duar të lidhura menjëherë pas momentit te arrestimit.

I njëjti sipas burimeve të Indeksonline ka dyshime se është i përfshirë në terrorizëm dhe se dyshohet se ka qenë për një kohë edhe në Siri.

Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara.

Vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli nga Baerumi në Norvegji që më herët ishin burgosur për terrorizëm akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20-vjeç, dy vite më parë në Norvegji.

VIDEO BONUS: Presioni për dinarin, Rohde, Guerot dhe De Riu i shkojnë Kurtit në Qeveri