Me dokumente të Kosovës voton edhe Sllobodan Petroviqi i SLS-së

Në Llapnasellë votimi por rrjedh pa pengesa. Rreth orës dhjetë, të drejtën e votës e ka shfrytëzuar edhe kryetari i LSL-së, Sllobodan Petroviqi, i shoqëruar nga bashkëshortja, raporton RadioKim në gjuhën serbe.

Gjatë këtij mëngjesi zgjedhor nuk ka pasur parregullsi, si dhe materialet kanë arritur me kohë.

“Nuk janë vënë re kurrfarë gabimesh, materiali ka arritur me kohë, para hapjes së vendvotimit. Kuptohet, është dërguar një sasi më e madhe listash të votimit në krahasim me numrin e votuesve. Ky është vendvotim për banorët e Llapnasellës, por ka mjaft raste që në vendvotimin numër tre të vijnë shumë votues që votojnë me kusht. Dokumentet që i merr në konsideratë komisioni në vendvotim janë vetëm letërnjoftimet e Kosovës” citohet të ketë thënë menaxheri i qendrës zgjedhore në Llapnasellë, Lubisha Karaxhiq.

loading…