Me çka po e lidh PDK-ja numrin 112 në fletëvotim?

Pak minuta më parë është tërhequr në KQZ shorti për numrat që do t’i mbajnë partitë politike në zgjedhjet e 6 tetorit.

Menjëherë partitë politike kanë filluar që nëpër rrjete sociale t’i bëjnë të ditur numrat që iu kanë rënë derisa, nga Vetëvendosje e PDK të njëjtat i kanë lidhur edhe me data e numra telefoni.

Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj ka shkruar në Facebook pas ndarjes së numrave se 112, numri me të cilin garon PDK-ja lidhet me numrin që ka edhe emergjenca.

Në LINK mund t’i gjeni numrat me të cilat garojnë të gjitha partitë politike.

loading…