Me cilin shqiptar po qëndron në Moskë avokati i Radojcicit?

Goran Petronijevic, avokat i kapos së krimit në veri të Kosovës Milan Radojcicit është duke qëndruar në
Moskë me shqiptarin Demo Berishën. Ata së bashku po marrin pjesë në “Samitin Ruso-Ballkanik të
Diplomacisë Popullore”, një formë e njohur e përfshirjes së Moskës në Ballkan.

Goran Petronijevic, për njëfarë koincidence të çuditshme ka qenë edhe avokat i të ndjerit Oliver
Ivanovic. Pikërisht Milan Radojcic dyshohet nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për
vrasjen e Ivanovicit. Dhe pikërisht avokati Petronojevic e ka përfaqësuar të ndjerin Ivanovic dhe tash të akuzuarin për vrasjen e tij Milan Radojcic.

Kurse, i ashtuquajtur shqiptar Demo Berisha, i cili jeton në Novi Sad dhe ka krijuar të ashtuquajturën
“Amza e Shqiptarëve në Serbi”, është parë së bashku me Petronijevicin në Moskë.

Moska zyrtare po përpiqet që në çdo formë të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan, kryesisht përmes
Serbisë, mirëpo në këtë radhë si instrumente e përdor edhe ndonjë “shqiptar të ndershëm” ndaj
sistemit serb dhe prorus.

Sipas, të gjitha të dhënave, shqiptarët në përgjithësi janë populli që kanë vuajtur më së shumti nga rusët në trojet e Ballkanit, mirëpo Demo Berishës aq i bën për popullin prej ët cilit vjen. Ai ka prejardhje nga Peja dhe janë shënuar disa vizita të tij në Kosovë. Së fundmi, në verën e këtij viti.

loading…