BMW

Me baterinë e re, BMW pritet të përshkruajë deri në 1,000 kilometra

BMW iX SUV elektrike në të ardhmen mund të pajiset me një bateri të re që ia mundëson të kalojë afro 1000 kilometra me një karikim.

BMW po bashkëpunon me kompaninë teknologjike të energjisë Out Next Energy (ONE), me bazë në Michigan, SHBA, për testimin e disa baterive të reja në vetura elektrike, të cilat ua mundësojnë automjeteve të kalojnë shumë kilometra me vetëm një karikim.

ONE njoftoi se për testimin e baterisë së re është përdorur një automobil BMW iX, e cila arriti të përshkruajë afro 1000 kilometra me një karikim të vetëm.

BMW është një nga investitorët kryesor në atë kompani, që lë të nënkuptohet se prodhuesi i veturave të shtrenjta gjermane, në të ardhmen mund të na prezantojë një bateri të re për automobilat e saj elektrik.

Ndryshe, një nga veturat elektrike të prodhuara nga BMW është Ix suv, i cili kalon 372 kilometra me vetëm një karikim.

Ndërkohë, disa spekulime thanë se prodhuesi gjerman i automjeteve, po punon në një model të ri M elektrik, ndoshta një model M3 tërësisht elektrik.

Por këto dyshime u hodhën poshtë nga kreu i modelit M të BMW, Frank van Meel.