Me barkun jashtë, Rita Ora tërheq vëmendjen me stilin e saj rrugëve të Los Angelesit

Rita Ora tregoi stilin e saj të patëmetë të mërkurën teksa shkonte në një studio muzikore në Los Angeles.

Këngëtarja 32 vjeçe, shfaqi barkun e saj të tonifikuar pasi kishte veshur një bluzë të bardhë të pastër, të kombinuar me xhinse të kaltra, shkruan DaiylMail.

Ajo veshi një pallto të zezë lëkure mbi veshjen në fjalë, e cila përputhej me çantën e saj dhe kishte veshur një palë këpucë ngjyrë bezhë.

Rita zgjodhi një gamë makijazhi të bronztë poshtë syzeve të diellit të saj elegante në ngjyrë portokalli, ndërsa e kompletoi pamjen me një buzëkuq të lehtë.

Ajo i kishte lënë flokët e saj kaçurrela në valë të lirshme, teksa për aksesorë kishte zgjedhur një gjerdan të trashë prej ari.

Rita dukej plotë vetëbesim teksa po shkonte në studio për të përfunduar incizimin e këngëve të mbetura nga albumi i saj i ri në ardhje.

Ora përndryshe vetëm dy javë më parë ka publikuar këngën e parë nga ky album i së ardhmes, e cila titullohet “You Only Love Me”.

Kënga është pritur mirë nga fansat e saj dhe ka filluar të shënojë menjëherë rritje në platformat e shërbimit muzikor.

Albumi i ri i Ritës do të vijë pesë vite nga albumi i saj i parafundit “Phoenix” në vitin 2018, gjersa në vitin 2012 kishte publikuar albumin e saj të parë në karrierë me titull “Ora.