1 nga 5 milionë

Më 8 qershor e tërë Serbia në këmbë për rrëzimin e Vuçiqit

Serbët edhe sonte kanë protestuar masivisht në Beograd kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe njerëzve të tij.

Protesta e radhës me moton “Të gjithë si një – 1 nga 5 milionë” ka filluar sonte në Beograd pas orës 18 me intonimin e himnit serb.

Në mitingut e 25-të në “Terazij” kanë folur aktorët Branisllav Leçiq, profesori Çedomir Çupiq dhe stomatologu, Aris Movsesijan, shkruan Ballkani.info.

Më pas ka vazhduar shtëtitja e zakonshme nga Terazija deri tek televizioni publik serb, ndërsa ka përfunduar para Presidencës Serbe.

Aty ka folur edhe njëri nga liderët opozitar serb, Borko Stefanoviq.

Në ballë të protestës është parë sërish mesazhi i madh “Stop këmishave të përgjakshme”, që ishte tema kryesore e protestës së sotme.

Protestuesit kanë paralajmëruar protestë të madhe më 8 qershor në të gjithë qytetet e Serbisë. Kjo protestë pritet të jetë madheshtore dhe mesazhi kryesor për largimin e Vuçiqit nga pushteti. /Ballkani.info/