Me 3 yje Michelin: Ja ku ndodhet restauranti më i mirë në botë

“Mirazur” në Francë është kurorëzuar si restauranti më i mirë në botë, në një ceremoni që zhvilluar në Singapor.

Ky restaurant që ndodhet në Rivierën Franceze arriti të dalë i parë në kompeticionin e organizuar për “50 restaurantet më të mirë në botë”.

“Mirazur” drejtohet nga një shef argjentinas dhe dallohet për pjatat e veçanta, të cilat furnizohen nga kopshti i restaurantit.

Kjo ceremoni mbahet që prej vitit 2002 dhe konsiderohet si një nga rivalët e Yjeve Michelin, megjithatë disa ekspertë venë në dyshim metodologjinë e përdorur për listimin e restauranteve më të mirë në botë.

Lista e fituesve kalon në gjykimin e më shumë se 1000 ekspertëve të kulinarisë.

Në listën e këtij viti Spanja ka 3 restaurante në 10-shen e parë, ndërsa Franca, Danimarka dhe Peruja nga 2.

Shefi argjentinas që drejton Mirazur, Mauro Colagreco deklaroi se ndihej sikur kishte kapur qiellin me marrjen e këtij çmimi.

Restauranti është hapur në vitin 2006 e deri tani ka fituar 3 yje Michelin.