Me 28 nëntor do të zbulohen shtatoret e Agim Ramadanit dhe Mulla Idriz Gjilanit

Bashkëshortja e heroit kombëtar, Agim Ramadani, ka bërë të ditur me anë të një postimi se me 28 nëntor do të zbulohen shtatoret Agim Ramadanit dhe Mulla Idriz Gjilanit në qytetin e Gjilanit për rastin e Ditës së Flamurit.

Shtatorja e Mulla Idriz Gjilanit do të zbulohet në parkun e qytetit, përballë zyrës së Kryetarit në orën 10:30.

Ndërkohë prej orës 11:00 në sheshin e qytetit do të zbulohet edhe shtatorja e heroit kombëtar të luftës së fundit në Kosovë, Agim Ramadani.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të saj:

“Të dashur bashkëatdhetarë,shokë dhe bashkëluftëtarë të Agimit,miçë dhe dashamirë të lirisë së Kosovës!Jeni të ftuar përzemërsisht me rastin e zbulimit të shtatores së Agimit më 28 nëntorë nga ora 11.00, në sheshin Agim Ramadani në Gjilan,mirupafshim rreth Agimit të bashkuar!”