Më 24 korrik betohet presidenti i ri i Shqipërisë

Bajram Begaj, do ta bëjë betimin më 24 korrik.

Kjo ditë shënon edhe zyrtarisht fillimin e mandatit të tij pesëvjeçar si president i Shqipërisë.

Kjo u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që muratori kalendarin e punës së Kuvendit më 11-29 korrik 2029 si dhe caktoi datën e betimit të Presidenti të ri.

Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe katër kundër dhe një abstenim në raundin e katërt të votimit.

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i tetë i Shqipërisë, pas pluralizmit shkruan RTSH përcjell Klankosova.tv.