Më 22 qershor vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell ka njoftuar se takimi mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet në fund të qershorit.

Ai ka paralajmëruar se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë më 22 qershor.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së tregoi që Qeveria e re në Kosovë kërkoi shtesë për t’u njohur me situatën nga raunde dialogu.

Ne nuk mund të shkojmë me pushime pa vazhduar dialogun. Ne ramë dakord të kemi një takim të ri para fundit të qershorit. Shpresoj se deri atëherë ata do të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe se do të vijnë të përgatitur në Bruksel”, tha Borell.