Me 20 nëntor Chelsea do të marrë përgjigjen rreth apelimit ndaj vendimit të FIFA-së për bllokimin e transferimeve

Seanca dëgjimore për Chelsean, pas apelimit të klubit londinez të vendimit të FIFA-s, që i ka pezulluar merkaton për dy sesione për thyerjen e rregullave të nënshkrimit me lojtarët e të rinj nga jashtë, do të mbahet më 20 nëntor në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Vendimi nga shkalla më e lartë e drejtësisë sportive do të merret para se të hapet merkatoja e janarit.

Chelsea tashmë e ka vuajtur gjysmën e dënimit (pezullimin për një vit të merkatos), por drejtuesit e klubit anglez shpresojnë në një vendim pozitiv, për të patur mundësi që të ndërhyjnë në janar për përforcimin e organikës se drejtuar nga Frank Lampard.

Komisionet juridike të FIFA-s kanë thënë se Chelsea ka shkelur 150 rregulla që mbrojnë të miturit nga trafikimi. Në këto raste përfshiheshin rreth 70 lojtarë.

Chelsea u gjykua gjithashtu se kishte thyer rregullat që ndalonin ndikimin e palëve të treta te lojtarët. FIFA, përveç pezullimit të merkatos, e gjobiti Chelsean me 600.000 franga zvicërane.

Një raport i botuar javën e kaluar nga FIFA shuhet se është vërtetuar një shkelje e rëndë që ka të bëjë me një lojtar 13-vjeç, i cili kishte luajtur 75 ndeshje për klubin për një periudhë dyvjeçare e gjysmë, pavarësisht se ishte regjistruar si lojtar në provë në tri periudha gjashtëjavore.

Sulmuesi i Burkina Fasos, Bertrand Traore, luajti për klubin për tre vjet para se të regjistrohej në vitin 2014.

loading…