Kryesia ka marrë vendim që më 2 shkurt të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të votohet për buxhetin e vitit 2019.
Kadri Veseli pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë ka thënë se më 2 shkurt do të jenë nëntë pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe buxheti për vitin 2019.
Pa u miratuar buxheti, nuk mund të ketë as paga për shërbyesit civilë, policët, pensionerët, zjarrëfikësit, mjekët… pra të gjithë që paguhen nga buxheti i shtetit, raporton Ballkani.info.







