Hektor Beqiri

Më 2 mars në Shtutgart të Gjermanisë kujtohet atdhetari i madh, Agron Haradinaj

Veprimtari i njohur dhe mbështetësi i luftës për liri dhe pavarësi, Hektor Beqiri, ka njoftuar se më 2 mars në Shtutgart do të mblidhen për ta kujtuar atdhetarin dhe pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agron Haradinaj.

Beqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinajn e ka quajtur të guximshëm, të pathyeshëm dhe atdhetar të madh.

“I guximshëm, i pathyeshëm dhe atdhetar i madh. Ky ishte Agron Haradinaj dhe kështu do ta kujtojmë gjithmonë! Më 2 mars 2024, në orën 18:00, në nderim të jetës dhe veprës së Agron Haradinajt, sypatremburit të UÇK-së, mblidhemi në Shtutgart për ta kujtuar në njëvjetorin e kalimit të tij në përjetësi.Le ta kujtojmë e nderojmë së bashku!”, ka shkruar ai.

Agron Haradinaj, ishte një ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga presioni shpërthimit të raketës së hedhur nga avionët e ushtrisë serbe në fshatin Prilep të Deçanit. /Ballkani.info/