Dita e Pavarësisë

Më 17 Shkurt përurohet shtatorja e Adem Jasharit në Mitrovicë

Me datë 17 Shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës do të përurohet shtatorja e Adem Jasharit.

Kjo shtatore do vendoset në sheshin e Mitrovicës, ku bazamenti është vendosur tash e disa muaj.

Nënkryetari Arian Tahiri ka ftuar qytetarët në zbulimin e shtatores dhe në koncert.

Postimi:

Ky përvjetor i Pavarësisë do të jetë më i veçantë për Mitrovicën. Në këtë ditë, në qytetin tonë do të rikthehet i papërsëritshmi, legjendari, Komandanti Adem Jashari.

Shtatorja e tij do të zbulohet në sheshin e qytetit që mban emrin e tij nga ora 13:30, ku do të mbahet edhe një koncert.

Ftoj të gjithë qytetarët të marrin pjesë!