Lista “Guxo”

Më 14 shkurt Lista “Guxo” regjistrohet si parti politike, kryetare Donika Gërvalla

Lista Guxo të hënën e javës që po vjen do të regjistrohet si subjekt politik në KQZ me kryetare Donika Gërvallen.

Një vit pas fitores së thellë që pati në koalicion me Vetëvendosjen, Lista Guxo zgjodhi pikërisht 14 shkurtin për t’u regjistruar, i cili pritet të bëhet rreth orës 12:00.

Në këto zgjedhje parlamentare, Lista Guxo garoi me 14 deputetë me listën e Vetëvendosjes, ndërsa në zgjedhjet lokale të fundit garoi vetëm në komunën e Dragashit, po ashtu në kuadër të listës së Vetëvendosjes./klan kosova