Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka marrë pjesë në takimin e fundit të Grupit Punues për Hartimin e Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale.

Në fjalën e saj, Haxhiu tha se kjo strategji do të jetë një platformë gjithëpërfshirëse që synon promovimin e kulturës së respektimit të të drejtave të njeriut, të vërtetës, drejtësisë dhe kohezionit social në Kosovë.

“Kjo Strategji synon t’i adresojë me përpikëri krimet e tmerrshme të kryera gjatë luftës dhe nevojat e shumta të grupeve të viktimave që janë shfaqur në 24 vitet pas përfundimit të konfliktit”, tha Haxhiu.

Gjatë këtij takimi, Grupi Punues pas diskutimeve miratoi në parim draftin final të Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale, e cila, siç njofton MD-ja, pritet që shumë shpejtë të procedohet në Qeveri. 

BONUS VIDEO| Vazhdon zgjerimi i koalicionit AAK-Nisma, sot iu bashkua edhe Partia e Drejtësisë (PD)