Ministria e Drejtësisë

MD-ja hap konkurs për 100 noter të rinjë

Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 100 noter në tërë territorin e Kosovës.

MD-ja bënë të ditur se konkursi do të jetë i hapur deri më 17 prill.

“Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët dëshirojnë të aplikojnë në konkursin për zgjedhje të noterëve se:  Ministria e Drejtësisë shpallë njëqind (100) pozita të lira për NOTER në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim deri më datën 17.04.2024 (e mërkurë). Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhesë, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00.  Link: (Konkursi dhe Aplikacioni/Kërkesa) https://md.rks-gov.net/page.aspx?id=1,46”, thuhet në njoftim.

BONUS VIDEO| LIVE – Seanca solemne me rastin e shënimit të 25 -Vjetorit të Betejës së Koshares