McLaren Speedtail

McLaren Speedtail duket i mahnitshëm si një Spider

Ndryshimi që i është bërë super-makinës, i ka habitur të gjithë.

Gjatë javës së kaluar, McLarn i hoqi mbështjellësit makinës së re nga Ultimate Series, modelit Speedtail.

Në fakt, ky është modeli i shumëpritr që është bazuar në F1, me sistem të rregulluar që të ngjajë njëjtë sikur makina ikonë e vitit 1999. Vetëm 106 njësi do të dalin prej prodhimit, në mënyrë që të jetë njëjtë sikur bashkëpunimi mes McLaren dhe F1.

Megjithëse McLaren Speedtail ofrohet vetëm si kupe, nuk ka shkuar kohë e gjatë, që kur dikush ta rikrijojë ndryshe, së paku për një ilustrim. Nicolas Proulx ia ka hekur makinës tavanin, si dhe ia ka ndryshuar një pjesë të linjave, që t duket sikur një Spider.

Të gjitha kanë mbetur të habitur me ndryshimin që duket sikur e shfaqë një McLaren Speedster Spider të mahnitshëm, ndërsa kërkojnë që të futet në prodhim.