McLaren GT prezantohet këto ditë me disa ndryshime

Ky model ka marrë stil edhe më të mirë, nga McLaren Special Operations

Në aktivitetin që zhvillohet këto ditë në Pebble Beach, është bërë e ditur se do të dhoshim një Lamborghini të ri, si dhe një hiper-makinë nga Bugatti.

Tani bëhet e ditur, se këto ditë prezantohet edhe një McLaren GT, me disa ndryshime, në pjesën e jashtme dhe të brendshme, si dhe rritje të fuqive.

Specifikat nuk janë bërë të ditura, ndërsa mësohet se për versionin e ri ka punuar McLaren Special Operations, duke bërë që secili përfundim të jetë kryer me kujdes.

Derisa pritet të ketë kapacitet deri në 620 kuaj fuqi, shpejtësinë maksimale pritet ta ketë deri në 330 kilometra në orë, sikurse McLaren GT i tanishëm.

loading…