Luftëtari i famshëm irlandez i MMA-së, Conor McGregor, u takua sonte me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Zyrën Ovale.
McGregor mbërriti për takimin e tij me Trump në festën më të madhe të Irlandës, Ditën e Shën Patrikut, dhe vizita e tij ngjalli shumë polemika pasi liderët irlandezë u distancuan nga pikëpamjet e tij.
Luftëtari legjendar iu ankua Trump për emigracionin e paligjshëm në Irlandë, por gjithashtu tha se “etika e punës e Trump është vërtet frymëzuese”, transmeton Ballkani.info.
“Qeveria jonë është një qeveri e veprimit zero me përgjegjësi zero. Irlanda është në prag të humbjes së mundshme të gjithçkaje irlandeze. Irlanda dhe Amerika, ne jemi vëllezër dhe motra. Ne e konsiderojmë Amerikën vëllanë ose motrën tonë të madhe dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Irlanda të jetë një vend paqësor dhe i begatë për 40 milionë amerikanë irlandezë që të kenë një vend për të vizituar dhe për t’u kthyer në shtëpinë e tyre”, tha McGor.
Ai gjithashtu shtoi se dëshiron të shohë mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Irlandën. Nga ana tjetër, ai u prit me kritika nga liderët irlandezë. Kryeministri irlandez Micheal Martin ishte kritik ndaj takimit të sotëm.
“Vërejtjet e McGregor janë të gabuara dhe nuk pasqyrojnë frymën e Ditës së Shën Patrikut, as pikëpamjet e popullit të Irlandës”, tha Martin.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri irlandez Simon Harris ishte gjithashtu kritik, duke thënë se McGregor nuk ishte në SHBA për të përfaqësuar Irlandën dhe se ai nuk foli në emër të popullit të Irlandës dhe as “kishte mandat për ta bërë këtë”. /Ballkani.info/
Conor McGregor meets with President Trump in the Oval Office! 🇮🇪🍀🇺🇸 pic.twitter.com/xJB8ZauXAZ
— The White House (@WhiteHouse) March 17, 2025







