Liberalizimi i vizave

McAllister: Disa vende të BE-së janë ende të pavendosura rreth liberalizimit

David McAllister, Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian thotë se Kosova duhet të shpërfaqë para vendeve anëtare të Bashkimit Evropian vlerat e saja, e sidomos tek ato vende që janë duke shprehur shqetësimin rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Kam ndjekur çështjen e liberalizimit shumë afër dhe kam parë se vendi juaj, Kuvendi, Qeveria shumë njerëz kanë punuar shumë, për shumë vjet, për të arritur kushtet për liberalizim. Çështja tash është tek Këshilli Evropian dhe shtetet anëtare për vendimin, dhe unë jam një nga ata që ka votuar në favor të liberalizimit. Për institucionet e Kosovës ka qenë e vështirë që t’i përmbushë të gjitha kriteret dhe tani koha ka ardhur që të përmbushet”, tha ai.

E kuptoj që pritjet e Prishtinës dhe Kosovës janë të larta, por unë i thash kryeministrin se unë i inkurajoj autoritetet e Kosovës që të vazhdojnë, sidomos në luftën kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizimit, sigurisë dhe migrimit.

“Ne vazhdojmë të mbajmë paqen dhe ju thërrasim të vazhdoni punën e madhe që po bëni, dhe koha është të tregoni vlerat tuaja para atyre shteteve anëtare, të cilët ende kanë disa shqetësime, dhe pastaj mendoj që do mendoj që do të arrihet liberalizimi i vizave të Kosovës,” është shprehur McAllister pasi është pyetur  rreth shqetësimit të ngritur në  Kosovë se Franca dhe Holanda janë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe nëse këtë fazë të procesit, këto dy vende dhe pesë vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, a do të mund të shtyenin liberalizimin e vizave për Kosovën, siç edhe u theksua nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë.

McAllister, në një konferencë të përbashkët për medie pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, tha se ishte interesuar për qëndrimin e kryeministrit Haradinaj në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“Isha në Serbi, takova presidentin Vuçi dhe kryeministren Brnabiq. Dje ishim në Mitrovicë, pata rastin të shoh si janë gjërat. Kisha takim me presidentin Thaçi. Dhe sot jam i kënaqur që takova kryeministrin”.

“Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë prioritet Evropën. Kosova është duke u përballur me një mori gjërash, dhe ishte interesant të shohësh mendimin e Kryeministrit, si i sheh këto, dhe dialogun me Serbinë që do vazhdojë”.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, pas takimit tha se është diskutuar për temat aktuale nacionale të Kosovës, raporton EO.

“Ishte takim i rëndësishëm dhe folëm për zhvillimet në Kosovë. Ishte kënaqësi të prezantoj punën time para jush,” ju drejtua kryeministri Haradinaj në konferencë për medie.

McAllister mbrëmë ka takuar presidentin, Hashim Thaçi, ndërsa pas takimit me kryeministrin Haradinaj, do të takohet me zëvendëskryeministrin, Enver Hoxhaj.