MC.Kresha publikon klipin me këngëtarin e talentuar Rino

Janë bërë bashkë për një projekt muzikor.

Këngëtari Rino dhe reperi MC.Kresha kanë publikuar këngën e re, të titulluar “Habibi”, shkruan Ballkani.info.

Ky projekt muzikor është shkruar nga Kresha dhe Erion Dragidella, madje ky i fundit ka bërë edhe muzikën në bashkëpunim me K-Masterit.

Padyshim, “Habibi” u finalizua me klip për të cilin u kujdes Valon Aziri.

Kresha njihet për talentin e tij, kurse, këngëtari Rinor Sopjani ka filluar ta tregojë talentin që e ka në muzikë./Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=h_o_SnMK6Cg