Reperi i njohur

MC Kresha largohet nga Phoenixi, për shkak të muzikës

Reperi i njohur MC Kresha është liruar nga roli i menaxherit të përgjithshëm të skuadrës së futbollit Phoenix nga Banja e Pejës.

Siç ka njoftuar klubi që bën gara në Ligën e parë të Kosovës, MC Kresha nuk ka mundur të qëndronte afër ekipit për shkak të angazhimeve në muzikë.

“Para disa muajve, i kemi ofruar pozitën e menaxherit gjeneral të ekipit tonë MC Kreshës. Megjithatë kësaj oferte, ai, i cili po kthehej nga angazhime të mëdha në koncerte, nuk mundi të qëndronte afër ekipit dhe, me keqardhje, vendosi të lirojë pozitën e menaxherit”, thuhet në njoftim të klubit në Facebook.

Klubi i ka uruar suksese MC Kreshës për të ardhmen.

Kresha pati marrë detyrën te ky klub në qershor sivjet. Ai ishte pajisur me licencë C të UEFA-s dhe menjëherë ishte aktivizuar në futbollin kosovar.

Kryetrajner i Phoenixit në kohën kur ishte përfshirë edhe Kresha, ka qenë trajneri Gani Sejdiu.

Para disa ditësh, klubi zyrtarizoi Faruk Statovcin si trajner të ri.