Sunny Hill

MC Kresha dhe Lyrical Son pjesë e festivalit “Sunny Hill” edhe këtë vit

Në datat 2, 3 dhe 4 gusht 2019, festivali “Sunny Hill” do të zhvillojë tri netë spektakolare për ata që do të jenë prezentë.

Këngëtarë të shumtë nga arena ndërkombëtare e ajo vendore do të jenë prezentë për të performuar para publikut.

Ndër emrat vendore që do të performojnë janë edhe MC Kresha dhe Lyrical Son, të njohur si “PINT”.

Dyshja edhe vitin e kaluar ishin pjesë e festivalit “Sunny Hill”, përkatësisht në natën e dytë të eventit.

Lajmin për pjesëmarrjen e tyre e ka konfirmuar faqja zyrtare e festivalit “Sunny Hill”, në Facebook dhe Instagram.

“Duhej ta rikthenim këtë duo të mahnitshme në skenën e festivalit “Sunny Hill””, thuhet në njoftimin e festivalit.