Mc Kresha bëhet baba për herë të dytë

Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha është bërë baba për herë të dytë.

Reperi u bë baba në pasditën e ditës së djeshme (23 shkurt), sipas kohës lokale të Kanadës.

Lajmin  për Prive.al e kanë konfirmuar burimet e sigurta pranë familjeve.

Reperi është bërë baba i një djali dhe partnerja e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjithçka ka shkuar shumë mirë.”, thuhet në deklarimin e burimeve për Prive.al.

Lindja është kryer në Kanada, atje ku Kresha dhe Erzina janë zhvendosur bashkë me vajzën, Izën në muajt e fundit të pritjes së dytë të ëmbël.