“Mbytuni mes vete por mos e prekni Gazivodën” – gazeta franceze e kthen temën e liqenit strategjik të Kosovës

Liqeni i Ujmanit është një prej pikave më të nxehta në mes të Kosovës dhe Serbisë kur bëhet fjalë për pronësinë. Në Serbi pretendojnë që kanë pronësi mbi të, e në Kosovë një gjë e tillë kontestohet fuqishëm.

Kohë më parë krerët e dy shteteve, Hashim Thaçi, e Aleksander Vuçiq, lidhur me këtë ‘luftë’ se kush është ‘padroni’ i Ujmanit, kishin realizuar edhe një show politik.

Thaçi i rrethuar me ish-bashkë partiak e nën masa sigurie, ia kishte dhënë një gjiro me anije nëpër Ujman, ndërkohë Vuçiq pas kësaj vizite të presidentit të Kosovës kishte ngritur alarm në Serbi duke thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media në orët e vona të mbrëmjes së 29 shtatorit të vitit 2018.

E një temë të tillë e ka kthyer në vëmendje gazeta franceze ‘Liberation.fr’, përmes një reportazhi të gjatë lidhur me këtë pikë strategjike të Republikës së Kosovës.

Gazetari që ka shkruar reportazhin ka vizituar e takuar njerëz të cilët jetojnë në atë pjesë e kanë takuar të tillë që merren me zhvillimin e ekonomik.

Dragisha Mijaçiq nga Instituti për Zhvillimin e Konomik në Beograd, i cili edhe vjen nga rajoni i ‘Gazivodës’ e që e njeh shumë mirë këtë çështje, në bisedë për mediumin francez ka thënë se KFOR-i ua ka bërë shumë të qartë të dy palëve çështjen e pronësisë.

Sipas tij qëndrimi i KFOR-it është shumë i qartë ndërvite, dhe siç e ka interpretuar vetë Mijaçiq ata kanë lënë të kuptohet se gjithçka mund të ndodh, por furnizimi me ujë assesi nuk guxon të ndërpritet.

“Ju mund të vrisni njëri tjetrin, deri në të mbijetuarin e fundit, por nuk e prekni ujësjellësin. Kështu që uji nuk u ndërpre kurrë”, ka thënë Mijaçiq.

Ai tutje ka kujtuar faktin që edhe përkundër kohës kur ishte konflikti i armatosur në mes të Serbisë dhe Kosovës, furnizimi me ujë nuk ishte ndalë asnjëherë.

loading…