Mbytet një 78-vjeçar në detin e Shëngjinit

Një 78-vjeçar është mbytur në zonën e Kunës, në detin e Shëngjinit. Ky po cilësohet si rasti i parë tragjik në brigjet e Shqipërisë ende pa nisur zyrtarisht sezoni veror.

Topchannel bën të ditur se trupi i viktimës është gjetur në orën 15:30 ndërsa dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.