Lufta

Mbyllja emergjente në një termocentral, lë disa pjesë të Krimesë pa rrymë

Pjesë të Krimesë kanë mbetur pa energji elektrike sot pas një mbylljeje emergjente në një termocentral.

Kjo gjë është bërë e ditur nga disa zyrtarë të instaluar nga Rusia, shkruan Sky News.

Ata kanë bërë të ditur se disa pjesë të rajonit u prekën nga ndërprerja e energjisë elektrike, por se energjia duhet të kthehet brenda orës, derisa ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi mbylljen.