Mbyllja e kufirit / Ministri Zemaj shkon në Tiranë dhe diskuton për pandeminë COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot pasdite një takim pune në Tiranë me ministren e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.

Në këtë takim Ministri Zemaj është shoqëruar nga drejtori i IKSHPK-së, profesori Naser Ramadani.

Në takimin e dy ministrave në Tiranë është biseduar për koordinimin e veprimeve midis dy shteteve në fushën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit midis dy ministrive respektive në shëndetësi.

Ministrat Zemaj e Manastirliu kanë vlerësuar situatën në dy shtetet sa i përket Covid-19 dhe kanë këmbyer ide rreth përkrahjes reciproke në ballafaqim me pandeminë.

Takimi i dy ministrave vjen në kohën kur në vend po diskutohet mundësia e karantinimit një javor të të gjithë personave që kthehen nga Shqipëria.