Policia e Kosovës

Mbyllja e komunave paralele serbe, kërkohet koordinim me aleatët

Nga Veriu i Kosovës, vëmendja ditëve të fundit është kthyer në zona të tjera të vendit.

Në Dragash dhe rajonin e Dukagjinit, institucionet e sigurisë dhe drejtësisë kanë mbyllur brenda pak ditësh objektet e komunave ilegale serbe.


Nuk dihet nëse ky aksion do të vazhdojë edhe në komunat paralele që raportohet se ekzistojnë në rajone të tjera të vendit.

Por njohësit e rrethanave së sigurisë shpresojnë që këto veprime janë ndërmarrë në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

Fadil Kajtazi thotë se veprimi i Policisë është plotësisht legjitim.

“Ne kemi një situatë që në pjesën qendrore dhe jugore të Kosovës, serbët janë të integruar brenda institucioneve dhe rreziku që mund të del nga kjo punë është që serbët e Kosovës t’i bojkotojnë organet shtetërore të cilat janë të integruar, dmth të ndodhë ajo që ndodhi në pjesën veriore”, ka deklaruar njohësi i sigurisë Fadil Kajtazi.

Në ndërkohë, ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra po konsideron që ky aksion i policisë erdhi në kohën e duhur.

Selam Shkodra – Ish-zv. ministër i Punëve të Brendshme 00.08-00.28

“Veprime korrekte, me përputhje me ligjin dhe në kohën e duhur pasi që situata e sigurisë po shihet që është e brishtë edhe pse është stabile marr parasysh që ka pas edhe kërcënime nga organizata serbe që tashmë janë të shpallura si organizata terroriste”, ka thënë Selam Shkodra – Ish-zv. ministër i Punëve të Brendshme.

Gjatë operacionit të Policisë dhe Prokurorisë aty janë sekuestruar dokumente, kompjuterë dhe telefona.

BONUS VIDEO: Keqpërdorime në njësinë për patentë shoferë në Pejë, Durmishi paralajmëron anulimin e provimeve