Mbyllja e “IuteCredit” dhe “Monego”, Gruda: Qeveria luan me lojën e “post të vërtetës”

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda ka reaguar reagim në lidhje me vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit lidhur me mbylljen e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” dhe atij financiar jobankar “Monego”.

Gruda në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se deklaratat e pavërteta të qeverisë në lidhje me meritat e tyre për fitoren në arbitrazh kundër IuteCredit, siç u shpreh ai janë tronditëse.

“Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim për revokimin e licencave për dy institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”, për shkak se kishte konstatuar se normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione ishin në kundërshtim me ligjin. Pra, ky vendim është marr në kohen kur qeveria Kurti nuk ishte në pushtet. Në anën tjetër, mbrojtja e këtij rasti në arbitrazh është bërë nga avokatura shtetërore, e cila nuk është organ politik, pra nuk është emëruar nga kjo qeveri, dhe kompania Squire Patton Boggs e angazhuar për këtë rast”, shkroi ai.

Ai u shpreh se kjo qeveri luan me lojën e “post të vërtetës”, siç tha ai si çdo qeveri tjetër populiste.

“A mund të më thotë dikush konkretisht, cila është merita e kesaj qeverie në këtë rast? Është e pabesueshme se si në mungesë të sukseseve reale, qeveria po përpiqet gjithnjë e më shumë të krijoj një version alternativ të realitetit. Kjo qeveri luan me lojen e “post të vërtetës” si çdo qeveri tjetër populiste”, ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë i Grudës, pa ndërhyrje:

Deklaratat e pavërteta të qeverisë në lidhje me meritat e tyre për fitoren në arbitrazh kundër IuteCredit janë tronditese, sepse, e vërteta është kaq leht e verifikueshme.

Ja e vërteta e plotë e këtij rasti me pak fjalë:

Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim për revokimin e licencave për dy institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”, për shkak se kishte konstatuar se normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione ishin në kundërshtim me ligjin. Pra, ky vendim është marr në kohen kur qeveria Kurti nuk ishte në pushtet.

Në anën tjeter, mbrojtja e këtij rasti në arbitrazh është bërë nga avokatura shtetërore, e cila nuk është organ politik, pra nuk është emëruar nga kjo qeveri, dhe kompania Squire Patton Boggs e angzhuar për këtë rast.

A mund të më thotë dikush konkretisht, cila është merita e kesaj qeverie në këtë rast?

Është e pabesueshme se si në mungesë të sukseseve reale, qeveria po përpiqet gjithënjë e më shumë të krijoj një version alternativ të realitetit.

Kjo qeveri luan me lojen e “post të vërtetës” si çdo qeveri tjetër populiste.