Mbyllja e bizneseve na dërgon në kataklizëm ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të dërgojë vendin në katastrofë ekonomike.

Rukiqi ka thënë se çdo mbyllje e bizneseve në Kosovë do të jetë fatale për ekonominë.

Ai është shprehur në luftën me pandeminë duhet të ndërmerren masa ndaj biznesve që nuk respektojnë rregullat e jo në kurriz të ekonomisë.

“Nese gjendja e jashtezakonshme shpallet per te mundesuar masa me te rrepta ne luften me pandemine, atehere keto masa te mos ndermerren ne kurriz te ekonomise ne teresine e vet. Masat duhet te ndermerren ndaj atyre bizneseve qe nuk respektojne rregullat dhe masat parandaluese”, ka shkruar Rukiqi.