Mbyllet Dega e Gazetarisë

Vetëm 9 studentë të Maqedonisë së Veriut janë regjistruar këtë vit në degën e gazetarisë në Universitetin Publik në kryeqytetin maqedonas.

Kjo ka ndikuar në vendimin që të mbyllet dega e Gazetarisë dhe të fuzionohet më Fakultetin Juridik. Ky lajm ka shqetësuar profesionistët e medias, të cilët në një konferencë në Shkup konstatuan se ky trend është pasojë e situatës së përgjithshme të lirisë së medias në vend dhe përceptimit të shoqërisë ndaj gazetarëve.

Në konferencën “‘Mediet dhe Demokratizimi në Ballkanin Perëndimor’ organizuar nga Instituti Kosovar për Media dhe Komunikim, në bashkëpunim me BIRC , mbështetur nga Western Ballkans Fund, panelistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova nënvizuan nevojën për fuqizimin e gazetarisë hulumtuese dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Zaneta Trajkovska nga Instituti I Studimeve të Komunikimit shprehu shqetësim për mos evoluimin adekuat të studimeve në fushën e Gazetarisë, duke iu referuar faktit se shumica e lajmeve që prodhohen, vecmas për TV, janë kryesisht takime protokollare. “Është domosdoshmëri avancimi i studimeve të gazetarisë. Edhe në kohën kur isha studente kemi pas program më cilësor të studimeve, ku kemi mësuar se komunikatat për shtyp nuk janë lajm, por mund të shërbejnë pikënisje për të. Ky profesion është jetik për demokratizimin e shoqërisë, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi për këtë qëllim’ tha ajo.

Panelistët nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova duke prezantuar situatën aktuale, legale dhe sfidat në të bërit gazetari në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, theksuan nevojën që pushtetet të mos përcaktojnë agjendën mediale dhe që të evitohet kontrollimi I mediave dhe censura. Shqetësuese u paraqit edhe autocensura në rritje e gazetarëve, të cilët po përballen me presion politik dhe ekonomik.

loading…