Mbyllet shkolla “Tefik Çanga” në Ferizaj, pesë mësimdhënës me Covid-19

Që nga nesër procesi mësimor në shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Tefik Çanga” në qytetin e Ferizajt do të kaloi në skenarin “C” (mësim online) për shkak se pesë mësimdhënës në këtë shkollë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Drejtori i kësaj shkolle Basri Hasani, përmes një njoftimi ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, më 27 shtator ka konfirmuar se pesë mësimdhënës kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, andaj mësimi menjëherë është ndërprerë.

“Të nderuar mësimdhënës, prindër, të dashur nxënës ,ju njoftoj se mësimdhënësit e SHFMU ‘Tefik Çanga’- Ferizaj të testuar për SARS CoV-2 në IKSHPK më datë 27.09.2020, 5 mësimdhënës kanë rezultuar Pozitiv me COVID -19. Duke u bazuar në këtë shkolla kalon nga skenari A në skenari C- mësim online”, thuhet midis të tjerash në njoftimin e drejtorit Hasani.