Mbyllet shkolla në Dragash, 4 mësimdhënës dhe 1 nxënëse rezultojnë pozitivë me COVID-19

Katër mësimdhënëse dhe një nxënëse kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në shkollën “Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Sipas njoftimit të komunës, mësimi nga nesër në këtë shkollë kalon në skenarin C.

Mësimi sipas skenarit A (me prezencë në shkollë) rifillon me datë 02.11.2020 ndërsa për zbatimin e këtij vendimi kujdeset drejtoria e shkollës “Ruzhdi Berisha” në Dragash .